Politike

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut/ Ambasada holandeze: Ndjekja penale efektive e korrupsionit, prioritet për integrim

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada holandeze nënvizon se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, teksa thekson se, kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

12 Mars 2026, 13:19 Nga E. D

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të

TIRANË- Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada holandeze nënvizon se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, teksa thekson se, kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Reagimi:

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi./Dosja.al

ambasada holandeze

Sondazh

Poll