Politike

Rrëzimi i kërkesës së SPAK në Kuvend/ Delegacioni i BE në Tiranë: Lufta kundër korrupsionit është thelbesore

Në një reagim për Dosja.al, delegacioni thekson se ka marrë shënim rezultatet e votimit të sotshëm në Kuvend.

12 Mars 2026, 13:59 Nga I.A
Rrëzimi i kërkesës së SPAK në Kuvend/ Delegacioni i BE
Foto Ilustruese

TIRANË- Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme nga Kuvendi për heqjen e imunitetit. Në një reagim për Dosja.al, delegacioni thekson se ka marrë shënim rezultatet e votimit të sotshëm në Kuvend.

Ndërkohë që ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është thelbesore për procesin e anëtarësimit në BE.

“Bashkimi Evropian merr shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipëria. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi thelbësore për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të ruajtur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” thuhet në reagim.

delegacioni i be në tiranë

Sondazh

Poll