Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia plan masash, ja rrugët që do bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Me anë të një njoftimi, policia thotë se në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”.

11 Mars 2026, 15:54 Nga E. D
Protesta e opozitës/ Policia plan masash, ja rrugët që do
Policia

TIRANË- Policia ka njoftuar planin e masave për protestën që pritet të zhvillohet nga opozita ditën e nesërme para Kuvendit në orën 10:00. Me anë të një njoftimi, policia thotë se në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”.

Gjithashtu policia bën të ditur se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera, ndërsa trafiku do të devijohet në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Sakaq, Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Njoftimi i Policisë: 

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, ditën e nesërme, në orën 10:00, para Parlamentit.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Tiranës me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e nesërme do të kufizohet lëvizja, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, në rrugën “George W. Bush”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike./Dosja.al

policia e tiranes

Sondazh

Poll