Aktualitet

Atentati i Shkozetit/ Nis seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi

 Avokati i Shkëmbit ka kërkuar që gjykata të marrë në konsideratë gjendjen shëndetësore të klientit të tij dhe të vlerësojë nëse është i gatshëm për të marrë pjesë në seancë.

11 Mars 2026, 13:07 Nga D.S

 

Atentati i Shkozetit/ Nis seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Bledar
Amar Shkëmbi

 

TIRANË- Ka nisur sot seanca gjyqësore për rastin e atentatit në mbikalimin e Shkozetit, në ngarkim të të pandehurve Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja. 

Avokati i Shkëmbit ka kërkuar që gjykata të marrë në konsideratë gjendjen shëndetësore të klientit të tij dhe të vlerësojë nëse është i gatshëm për të marrë pjesë në seancë, gjithashtu kërkoi pavlefshmërinë e procesverbaleve, por prokurori i konsideroi këto kërkesa të pabazuara. Ndërkohë, mbrojtja e Polovinës kërkoi procedurë të shkurtuar për klientin e tij. Bëhet me dije se, seanca e radhës është caktuar për datën 2 prill në orën 09:00.

"Kam konstatuar që Amar Shkëmbi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë gjykimit paraprak kisha kërkuar informacion në spitalin e burgut dhe në spitalet e Tiranës ku ai kishte marrë trajtime. Duke qenë se këto informacione kanë ardhur, jam i detyruar t’ua përcjell. Klienti im vuan nga probleme të shëndetit mendor që shfaqen në çdo rast. Kërkesa ime është të shoqërohet me informacionet mjekësore dhe të verifikohet përgjegjshmëria e Amar Shkëmbit në lidhje me pjesëmarrjen e tij në këtë procedim.", tha avokati i Amar Shkëmbit.

"Nuk pashë që avokati të kishte bërë një kërkesë specifike. Ne duhet të vazhdojmë gjykimin e themelit dhe nëse ka kërkesa për kryerjen e një ekspertimi, është e drejtë e avokatit. Dokumentacioni që ka paraqitur nuk mund të vlerësohet nga ne si juristë, por duhet të shqyrtohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore.", u shpreh prokurori i çështjes./Dosja.al 

amar shkëmbi bledar polovina arjan ndoja

Sondazh

Poll