Aktualitet

EMRI/ Shiste kokainë në qytet, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Nga kontrolli fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, të siguruara dyshohet me qëllim shitjen.

11 Mars 2026, 14:02 Nga E.d
EMRI/ Shiste kokainë në qytet, arrestohet 33-vjeçari në
Foto ilustruse

FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një33-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga policia, pasi shiste kokainë në qytet. I arrestuari është Arnold Levendi, 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, të siguruara dyshohet me qëllim shitjen.

Bashkë me lëndën narkotike, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i një hetimi njëmujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në prodhim/shitje narkotikësh, finalizuan operacionin e koduar “Rikthimi”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, të siguruara dyshohet me qëllim shitjen.

Bashkë me lëndën narkotike, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti dhe 2 celularët e të arrestuarit./Dosja.al

fier policia arnold levendi

Sondazh

Poll