Aktualitet

I shpallur në kërkim për krime të ndryshme, arrestohet 38-vjeçari në Maliq

Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

11 Mars 2026, 14:28 Nga E.d
I shpallur në kërkim për krime të ndryshme,
Foto ilustruse

MALIQ- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçari në Maliq. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim  për krime të ndryshme penale. 

Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë 

I dënuar me burgim, nga Gjykata e Vlorës, për 2 vepra penale, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që janë shpallur në kërkim për krime të ndryshme, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin S. L., 38 vjeç. Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

maliq 38-vjeçari policia

Sondazh

Poll