Aktualitet

Nisma për paraburgimet, Gjykata e Lartë mblidhet më 9 prill, SPAK lajmëron rënie në vitin 2025

Sadushi ka deklaruar se masa e paraburgimit duhet të arsyetohet qartë nga gjykatat.

11 Mars 2026, 14:30 Nga E.d
Nisma për paraburgimet, Gjykata e Lartë mblidhet më 9 prill, SPAK
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata e Lartë pritet që më 9 prill të mbledhë Kolegjin e Posaçëm për të unifikuar praktikën gjyqësore lidhur me masat e paraburgimit. Raporti vjetor i SPAK për vitin 2025, bëri me dije se ulje të masës së sigurisë “arrestit me burg”.

Megjithatë nisma e kryetarit, Sokol Sadushi ka ngjallur një debat në arenën publike dhe është kritikuar nga përfaqësues të opozitës. Sadushi ka deklaruar se masa e paraburgimit duhet të arsyetohet qartë nga gjykatat.

Vendimmarrja mbi lirinë personale duhet të jetë e arsyetuar në mënyrë të tillë që të jetë e kontrollueshme dhe e verifikueshme, jo e mbështetur në formulime standard”, thotë Sadushi.

Raporti i publikuar disa ditë më para nga SPAK vëren se në vitin 2025 konstatohet një ulje e ndjeshme e përdorimit të masës së arrestit me burg, nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste në vitin 2025. Pra kjo përfshin një reduktim prej rreth 53%. 

Po ashtu, në vitin 2025 vërehet një ulje e përdorimit të masës së arrestit në shtëpi me rreth 37%, nga 46 raste në vitin 2024 në 29 raste në vitin 2025.

Pjesë nga raporti

Në vitin 2025 konstatohet një ulje e ndjeshme e përdorimit të masës së arrestit me burg, nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste në vitin 2025, një reduktim prej rreth 53%, duke reflektuar një qasje më të kujdesshme dhe proporcionale në aplikimin e masave më kufizuese të lirisë, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë.

Po ashtu, në vitin 2025 vërehet një ulje e përdorimit të masës së arrestit në shtëpi me rreth 37%, nga 46 raste në vitin 2024 në 29 raste në vitin 2025, duke reflektuar një vlerësim më të individualizuar të nevojës për masa kufizuese të lirisë dhe një orientim më të madh drejt masave alternative më pak restriktive, në përputhje me parimin e proporcionalitetit./Dosja.al

spak gjykata e lartë 9 prill

Sondazh

Poll