Aktualitet

Shkarkimi i Prodës/ Zbulohen EMRAT e 8 kandidatëve të parë për kreun e Policisë së Shtetit

Deri më tani emrat që kanë garuar janë Lorenc Panganika, Gentian Shehaj, Afrim Tafa, Idajet Faskaj, Pëllumb Seferi, Elidon Çela, Skënder Hitaj dhe Tonin Vocaj.

11 Mars 2026, 15:03 Nga E.d
Shkarkimi i Prodës/ Zbulohen EMRAT e 8 kandidatëve të parë
Foto ilustruse

TIRANË- Emrat e 8 kandidatëve të parë për kreun e Policisë së Shtetit janë zbardhur ditën e sotme. Mësohet se Lorenc Panganika, Gentian Shehaj, Afrim Tafa, Idajet Faskaj, Pëllumb Seferi, Elidon Çela, Skënder Hitaj dhe Tonin Vocaj, morën pjesë në garën për postin e e Drejtorit të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra.

Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më parë, Proda ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

Emrat që kanë garuar deri tani:

Lorenc Panganika

-Gentian Shehaj

-Afrim Tafa

-Idajet Faskaj

-Pëllumb Seferi

-Elidon Çela

-Skënder Hitaj

-Tonin Vocaj./Dosja.al

policia emrat shkarkim

Sondazh

Poll