Aktualitet

Afati i fundit i aplikimeve për drejtorin e Policisë së Shtetit! Kush janë emrat që pritet të dorëzojnë kandidaturën

Mësohet se deri më tani, janë paraqitur 2 aplikime, Elidon Çela, drejtor i Policisë së Vlorës dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi.

11 Mars 2026, 11:33 Nga D.S

Afati i fundit i aplikimeve për drejtorin e Policisë së Shtetit!

TIRANË-  Sot është afati i fundit për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mësohet se deri më tani, janë paraqitur 2 aplikime, Elidon Çela, drejtor i Policisë së Vlorës dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi.

Emra të tjerë, përfshirë drejtorin e Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i Durrësit, Afrim Tafa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, pritet të dorëzojnë aplikimin në orët në vijim.

Sipas procedurës, pasi mbyllen aplikimet, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Më pas, brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, do bëjnë vlerësimin./Dosja.al

policia e shtetit

Sondazh

Poll