Aksioni kundër bixhozit/ 64 të shoqëruar në Durrës, metodat e sofistikuara që përdornin, paratë vinin nga jashtë
21 Shkurt 2020, 07:46Nga DOSJA
Durrës– Detaje të reja kanë dalë nga mega-operacioni i Policisë që po zhvillohet në vend për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit dhe të basteve online. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në qytetin e Durrësit deri më tani janë shoqëruar 64 persona dhe janë kryer kontrolle të imtësishme në shumë lokale të qytetit ku luhet bizhoz.
Policia ka sekuestruar sekuestruar aparate, kompjutera apo makineri të cilat shërbejnë për të vënë baste apo për të luajtur bixhoz. Por sipas këtyre burimeve rezulton se metodat janë sofistikuara, pasi bastet vendosen me celularë online në kompani që ndodhen jashtë vendit dhe paratë qarkullojnë nëpërmjet kompanive që merren me transferta monetare.Policia ka sekuestruar një numër celularësh të cilët po analizohen nëse nëpërmjet tyre janë vënë baste online.
Aksion kundër lojërave të fatit dhe basteve të paligjshme.OFL-ja, Forcat RENEA, FNSH, Shqiponja dhe Forcat e Rendit kanë zbarkuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Laç, Korçë, Fier, Berat dhe Shkodër ku po kryhen kontrolle masive. Priten mbi 50 arrestime dhe deri më tani janë shoqëruar 184 persona. Policia ka sekuestruar sekuestruar aparate, kompjutera apo makineri, të cilat shërbejnë për të vënë baste apo për të luajtur bixhoz.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar një natë më parë në Vlorë, ku u sekuestruan 10 fuçi të kamufluara me...
Shqipëri- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualuteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al...
TIRANË– Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në pjesën më të madhe të ditës, por orët e pasdites dhe mbrëmjes ...
Ballsh- Ka reaguar administratori dhe partneri i Shoqërive “Tosk Energji” SHA dhe “Byllis Energji” SHA, në lidhje me protestën e grevistëve të rafinerisë Ballsh...
Shqipëri- Komisioni Europian ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e angazhimit prej 1.15 miliardë euro, që Shqipëria përfitoi si mbështetje për rimëkëmbjen pa...
Tiranë- Agustin Marku, 40-vjeç, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në aksidentin që ndodhi në autostradën Fushë Krujë – Milot, në afërsi të fshatit Gramë...
SHQIPERI–Forcat RENEA, Njësia Shqiponjat, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe OFL-ja kanë goditur dje lokale, biznese, pika shitjesh që ushtronin aktivitet të pa...
Shqipëri-184 persona janë shoqëruar deri më tani në polici nga aksioni ‘blic’ i Forcave Renea, Forcave të Rendit, Shqiponja-ve, FNSh-së dhe OFL-së, i cili ende...