Aktualitet

Aksion “blic” në vend kundër lojërave të fatit dhe basteve të paligjshme, gjatë natës shoqërohen 184 persona, ‘bas

21 Shkurt 2020, 06:16 Nga DOSJA
Aksion “blic” në vend kundër lojërave të fatit

Shqipëri-184 persona janë shoqëruar deri më tani në polici nga aksioni ‘blic’ i  Forcave Renea, Forcave të Rendit, Shqiponja-ve, FNSh-së dhe OFL-së, i cili ende vijon në qytetet si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Laçi,  për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit dhe të basteve online. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 20 persona janë shoqëruar në Tiranë, 100 në Elbasan, dhe 64  në Durrës.  Të njëjtat burime bëjnë me dihe se për mbi 50 persona do të prangosen, pasi për ta janë lëshuar udhëra-arresti.

Sipas burimeve gjatë aksionit të policisë gjatë natës, efektivët kanë zbarkuar nëpër lokalet e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera për kontrolle të imtësishme për gjetjen e armëve ose sende të paligjshme, si dhe për të zbuluar se kush vijon zhvillimin e lojërave të fatit në kushtet e paligjshmërisë. Gjithashtu janë sekuestruar kamera të loklave dhe janë kryer kontrolle të imtësishme në makina.

Mbrëmjene djeshme  Dosja.al  publikoi edhe pamje nga aksioni që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet, ku Forcat e Rendit u futën në një nga lokalet e shënjestruara dhe kërkuan sekuestrimin e pamjeve filmike në kamerat e sigurisë apo kontrollimin e celularëve të personave të cilët e amdinistrojnë ambientin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion kundër lojarave të fatit aksion kundër lojarave të fatit

Sondazh

Poll