Aktualitet

Superaksion për bixhozin e paligjshëm, mbi 115 të arrestuar, në pranga Gramoz Murataj dhe vëllai i kryetares së KPA, sekue

20 Shkurt 2020, 21:29 Nga DOSJA
Superaksion për bixhozin e paligjshëm, mbi 115 të arrestuar,

SHQIPERI–Forcat RENEA, Njësia Shqiponjat, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe OFL-ja kanë goditur dje lokale, biznese, pika shitjesh që ushtronin aktivitet të paligjshëm në fushën e vendosjes së lojërave të fatit dhe basteve online.  Dosja.al ndoqi minutë pas minute operacionin që u shtri në 8 qarqe, në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League. Durrësi, Shkodra, Tirana, Elbasani e Vlora kanë qenë pikat e ‘nxehta’ ku autoritetet kanë ushtruar kontrolle. Në total, janë arrestuar 115 persona, mes tyre disa menaxherë të këtyre pikave si dhe biznesmenë.  Në prangat e policisë kanë rënë Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ky është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 20 persona janë shoqëruar në Tiranë, 100 në Elbasan dhe 64 në Durrës. 

Të arrestuarit e tjerë janë: Isuf Tato, Ervin Frashëri, Igli Oboni, Denis Hysko, Erdian Myftari.

Kontrollet masive janë kryer në lokale të shumta në kryeqytet dhe qytete të tjera, dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazëm, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

Rezulton se metodat janë sofistikuar, pasi bastet vendosen me celularë online në kompani që ndodhen jashtë vendit dhe paratë qarkullojnë nëpërmjet kompanive që merren me transferta monetare. Policia ka sekuestruar një numër celularësh të cilët po analizohen nëse në to janë vënë baste online. Çdo skutë, makinë, ambient i dyshuar apo lokal është kontrolluar imtësisht nga duart e uniformave policore që zbarkuan në terren.

Mbrëmbjen e djeshme, Dosja.al siguroi pamje nga aksioni që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet, ku Forcat e Rendit u futën në një nga lokalet e shënjestruara dhe kërkuan  pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe të kontrollonin celularët e personave, të cilët  administrojnë ambientin. Me anë të pamjeve filmike, bisedave apo mesazheve, mund të zbulohen fakte mbi akte të jashtëligjshme, persona të botës së krimit, apo edhe subjekte që janë vënë në ‘sitën’ e operacionit.

(f.m;j.v;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion kunder lojerave te fatit arrestohet gramoz murataj denis hysko durres elbasan elvis mulaj erdian myftari gramoz murataj igli oboni isuf tato laç policia e rendit shkoder tirane aksion kunder lojerave te fatit arrestohet gramoz murataj denis hysko durres elbasan elvis mulaj erdian myftari gramoz murataj igli oboni isuf tato laç policia e rendit shkoder tirane

Sondazh

Poll