Aktualitet

Fëmija u zhduk pa lënë gjurmë, fotografohet në rrugë një vogëlush që ka ngjashmëri të madhe me 4-vjeçarin e humbur

21 Shkurt 2020, 07:16 Nga DOSJA
Fëmija u zhduk pa lënë gjurmë, fotografohet në

TIRANË– Një fëmijë 4 vjeç, u zhduk në mënyrë misterioze  3 ditë më parë në Tiranë. Klodian Ashini, ishte duke luajtur me një bashkëmoshatarin e tij te sheshi i banesave sociale në Shkozë, mesditën e të hënës,ku edhe humbi pa lënë gjurmë.

Menjëherë pas zhdukjes së tij, familjarët bënë kallëzimin në polici, ndërsa mediet raportuan ngjarjen, si dhe janë vendosur foto të tij në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, një qytetare ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se ka parë një fëmijë të vogël, i cili ka ngjashmëri me 4-vjeçarin e zhdukur.

Ajo ka dërguar edhe disa foto të tij, të cilat i ka bërë në afërsi të zonës së “21 Dhjetorit” në Tiranë. Qytetarja shprehet se vogëlushi  ishte i vetëm në rrugë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian shahini shkoze zhduket 4-vjecari ne tirane klodian shahini shkoze zhduket 4-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll