Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Fushë-Krujë, humb jetën tek spitali i Traumës shoferi i motorrit (EMRI)

21 Shkurt 2020, 06:35 Nga DOSJA
Aksidenti i trefishtë në Fushë-Krujë, humb jetën tek

Tiranë- Agustin Marku, 40-vjeç, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në aksidentin që ndodhi në autostradën Fushë Krujë – Milot, në afërsi të fshatit Gramëz, ka humbur jetën në spitalin e Traumës.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai humbi jetën në orët e para të para të mëngjesit të sotëm si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.

Aksidenti ku u përfshinë tre makina ndodhi mbrëmë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Gramëz. Dy makina dhe një motor u përfshirë në aksident duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e këtij të fundit, që ndërroi jetë në spital. Dyshohet se shoferi  i makinës tip ‘Opel’ me targa SH 25 97, të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit. Ai ka përplasur motorin dhe më pas një makinë tip ‘Benz’ e ka përplasur nga pas ‘Opeli’-n.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agustin marku aksident i trefishtë në fushë-krujë agustin marku aksident i trefishtë në fushë-krujë

Sondazh

Poll