Politike

Konferenca e donatorëve të BE-së, Yuri Kim: Transparenca është thelbësore, do krijohet një akademi

20 Shkurt 2020, 17:30 Nga DOSJA
Konferenca e donatorëve të BE-së, Yuri Kim: Transparenca

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim i ka bërë thirrje qeverisë shqiptarë që të përdorrë me përgjegjësi të gjitha donacionet dhe huatë e mbledhura nga konferenca e donatorëve të BE-së. Në një status në Twitter, Kim shton se për këtë arsye se përse do të krijohet një Akademi Transparence.

Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore,”– shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 1.159 miliard euro konferenca e donatorëve të europës yuri kim 1.159 miliard euro konferenca e donatorëve të europës yuri kim

Sondazh

Poll