Politike

Presidenca paralajmëron padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë: Përcolli për botim aktin pa marrë ende një njoftim n

20 Shkurt 2020, 17:10 Nga DOSJA
Presidenca paralajmëron padi në SPAK për Ministrinë e

TIRANË- Këshilltari ligjor i Presidenit të Republikës, Bledar Dervishaj, ka treguar disa dokumente të reja dhe ka bërë me dije se shumë shpejt do ketë një padi për Ministrinë e Drejtësië. Dervishaj u shpreh se ministria e Drejtësisë ka kryer shkelje ligjore në lidhje me botimet në Fletoren Zyrtare të renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese nga ana e KED-së.

I kërkuam Qendrës së Botimeve Zyrtare mënyrën e administrimit të kërkesës dhe pas konferencës së djeshme të Presidentit të Republikës, Qendra e Botimeve Zyrtare na është komunikuar që vendimi i datës 21 shtator, është dërguar për t’u botuar nga Ministria e Drejtësisë. Qeveria ka dashur të shtrembërojë gjithë procesin për t’i rrëmbyer Presidentit të republikës emërimin e anëtarit të tretë të Gjykatës Kushtetuese.

Rezulton se Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë për botim aktin pa marrë ende një njoftim nga Kuvendit. Ky është veprim antiligjor të Ministrisë së Drejtësisë. Lajthitje? Jo është më shumë se kaq, shpërdorim detyre. Kemi përgatitur padi shtesë në SPAK. Ka bashkëpunim duket qartë. Prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Dervishajt.

Presidenti Ilir Meta dhe Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku kanë publikuar dokumente të reja për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Dervishi ka thënë se këto janë prova të reja për shkeljet e Kushtetutës dhe ka paralajmëruar padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu kanë thënë se dhe Dvorani ka bërë shkelje të tjera. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledar dervishaj padi ne spak per ministrine e drejtesise bledar dervishaj padi ne spak per ministrine e drejtesise

Sondazh

Poll