Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Savona të Italisë, banda shpërndante ‘mall’ në tri qytete të Italisë, mes t

20 Shkurt 2020, 21:29 Nga DOSJA
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Savona të Italisë,

ITALI–  Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Savona të Italisë, ndër të cilët dy janë shqiptarë.

Mediat italiane nuk i kanë bërë publike emrat e të arrestuarve por vetëm inicialet e tyre. Në prangat e Policisë italiane ka rënë: I.D. (40 vjeç italian), D.P. (20 vjeçar italian), Q.F. (Shqiptar 32 vjeç) dhe S.M. (shqiptar 32 vjeçar).

Operacioni “Midnight Escape” ka nisur disa muaj më parë, kur një skuter me dy persona nuk u kishte ndaluar një pikë kontrollit.

Sapo ishte identifikuar shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës, Policia filloi hetimet duke zbuluar një rrjet trafikantësh droge që shpërndanin “mallin” e tyre në tre qytete. Atë të Savonës, Varazzes dhe Loanos.

Gjatë operacionit u sekuestruan mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe dhjetëra doza të paketuara gati për transportim dhe para në kash.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali savona arrestohen shqiptaret ne itali itali savona

Sondazh

Poll