Aktualitet

Megaoperacion/ RENEA dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Elbasan, kontrolle në çdo cep të qytetit për lojra të paligjshme, priten

20 Shkurt 2020, 21:44 Nga DOSJA
Megaoperacion/ RENEA dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Elbasan,

ELBASAN– Një mega-operacion me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale po zhvillohet në qarkun e Elbasanit.

Dosja.al ka mësuar se operacioni po zhvillohet nga ana e drejtorisë së policisë së Elbasanit, ndërkohë të përfshirë janë rreth 100 punonjës policie, RENEA-t, efektivë të FNSH-ve, “Shqiponjat”, oficerë të Krimeve të Rënda dhe atij ekonomik.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun dhe ka si qëllim goditjen e lojrave të fatit dhe basteve të paligjshme. Gjithashtu në fokus janë edhe personat me precedentë kriminalë në qytet, ndaj të cilëve Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë.

Efektivët e Policisë kanë hyrë në çdo “skutë” për të gjetur gjurmë apo sende që përdorën për lojrat e paligjshme. Ata gjithashtu do t’u kërkojnë pronarëve të lokaleve kamerat e sigurisë. 

 

Kontrolle paralele po zhvillohen edhe në Tiranë e Laç. Forcat e Rendit po kontrollojnë në çdo lokal për pika të ndryshme ku ushtrohen lojëra të paligjshme të fatit dhe veprimtari të tjera. Aksioni i Policisë së Shtetit pritet që të vijojë gjatë gjithë natës dhe pritet që të ketë mbi 50 arrestime.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan operacion ne elbasan elbasan operacion ne elbasan

Sondazh

Poll