Aktualitet

FOTOLAJM/ Qëlloi me armë bashkatdhetarin, momenti kur autori turk largohet me shpejtësi

Pas ngjarjes ai është arratisur me shpejtësi, por policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po përpiqet të krijojë një identikit të plotë të tij për ta identifikuar.

10 Mars 2026, 12:58 Nga E. D
FOTOLAJM/ Qëlloi me armë bashkatdhetarin, momenti kur autori turk
Autori

TIRANË- Ky është momenti kur autori turk, largohet me vrap, pasi ka plagosur me armë bashkëkombasin e tij  Halil Uçar. Siç u raportua, autori, i paidentifikuar me emër, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull.

Pas ngjarjes ai është arratisur me shpejtësi, por policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po përpiqet të krijojë një identikit të plotë të tij për ta identifikuar.

Në vendngjarje dhe te tavolina ku ka konsumuar darkën janë përftuar materiale gjenetike të plota për identifikimin. Përmes Interpolit po punohet me autoritetet turke për të sqaruar jo vetëm identifikimin, por edhe problemet që mund të kenë pasur. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hakmarrjeje të mundshme për konflikte të tyre në Turqi./Dosja.al

autori

Sondazh

Poll