Aktualitet

EMRAT/ Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit, arrestohen dy rumune në Fier

Në pranga kanë rënë, Ionela Duroi dhe Gabriela Burtea, të cilat kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

10 Mars 2026, 12:19 Nga E. D
EMRAT/ Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit, arrestohen dy rumune
foto ilustruese

FIER- Dy shtetase nga Rumania, janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira. Në pranga kanë rënë, Ionela Duroi dhe Gabriela Burtea, të cilat kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë. Lidhur me rastin është proceduar penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./Dosja.al

ionela duroi gabriela burtea

Sondazh

Poll