Aktualitet

FOTO/ Plagosi bashkëkombasin e tij në Tiranë, ky është autori që qëlloi me armë 39-vjeçarin turk

Sipas hetimeve paraprake, i plagosuri dhe autori mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm, por 39-vjeçari turk nuk është treguar bashkëpunues me policinë për identifikimin e autorit ose për motivet e konfliktit.

10 Mars 2026, 12:41 Nga E. D
FOTO/ Plagosi bashkëkombasin e tij në Tiranë,
Autori

TIRANË- Personi që shihni në foto është autori i dyshuar që plagosi 39-vjeçarin turk mbrëmjen e së hënës në një lokal në Tiranë. Sipas hetimeve paraprake, i plagosuri dhe autori mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm, por 39-vjeçari turk nuk është treguar bashkëpunues me policinë për identifikimin e autorit ose për motivet e konfliktit.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas ngjarjes, 39-vjeçari, u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe gjendjes shëndetësore të tij./Dosja.al

plagosja ne tirane

Sondazh

Poll