Aktualitet

VIDEO+ EMRAT/ Goditja e grupit kriminal që trafikonte armë, momenti kur policia arreston dy të rinjt

Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari Gjata dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari Jaku u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”.

10 Mars 2026, 09:11 Nga E. D

VIDEO+ EMRAT/ Goditja e grupit kriminal që trafikonte armë, momenti

TIRANË- Policia ka publikuar pamjet nga goditja e grupit kriminal, që ishin të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit, ku në pranga ranë Donati Jaku dhe Florian Gjeta, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari Gjata dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari Jaku u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 6 armë zjarri, pistoleta të markës “Sig Sauer”, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Mali i Zi me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 donati jaku florian gjeta

Sondazh

Poll