EMRI/ Sherri mes dy turqve në Sauk, identifikohet i plagosuri me armë zjarri
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Sauk. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Halil Uçari, i cili gjatë konfliktit me një shtetas tjetër turk është qëlluar në shpatull.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al
