Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Itali për atentatin e bërë ndaj bashkatdhetarit të tij, arrestohet pas 4 vitësh arrati në Belgjikë 39-vjeçari shqiptar

 Mediat italiane shkruajnë se përmes aktiviteteve teknike dhe një monitorimi të familjes dhe rrjetit të miqve të të arratisurit, autoritetet kontrolluan lëvizjet e tij në Evropë.

9 Mars 2026, 20:31 Nga E.d
I shpallur në kërkim nga Itali për atentatin e bërë
Foto ilustruse

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë, katër vite pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Në maj të vitit 2022, ai ka qëlluar me armë zjarri një bashkatdhetar. Ai po kalonte rrugën në momentin kur një individ doli nga një makinë dhe qëlloi disa disa herë në drejtim të tij, duke e goditur në këmbë dhe më pas u largua me shpejtësi të plotë. I plagosuri u dërgua në spital dhe arriti t'i shpëtonte plagëve të marra.

Pas kësaj ngjarje policia italaine nisi hetimin. Kutitë e fishekëve u gjetën dhe u dërguan për analizë balistike. Rrethi hetimor u shtrëngua shpejt falë imazheve të video-mbikëqyrjes së qytetit, të dobishme për identifikimin e menjëhershëm të modelit të makinës dhe fytyrës së autorit të dyshuar.

Pavarësisht kësaj, i dyshuari arriti të humbiste gjurmët, duke e bërë veten të pagjurmueshëm. Mediat italiane shkruajnë se përmes aktiviteteve teknike dhe një monitorimi të familjes dhe rrjetit të miqve të të arratisurit, autoritetet kontrolluan lëvizjet e tij në Evropë.

Pika e kthesës erdhi më 4 nëntor 2025, kur hetuesit përgjuan një lëvizje të partneressë tij, kur ajo shkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit. Pasditen e djeshme, me ekstradimin e tij në Itali, hetimi  u mbyll përfundimisht. 39-vjeçari u transferua në burgun "Regina Coeli" në Romë./Dosja.al

itali shqiptar burg

Sondazh

Poll