Video/ Bllokohet trageti me fibra kancerogjene në Vlorë, po futeshin në Shqipëri me furgon të kamufluar si kompani pastrimi
20 Shkurt 2020, 20:07Nga DOSJA
VLORË– Gjashtë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se po tentonin të fusnin në Shqipëri fibra kancerogjene të quajtura ndryshe si Amiant. Ata janë kapur në Vlorë, ku sipas njoftimit zyrtar po fusnin në Shqipëri një sasi të konsiderueshme amianti, e cila është një lëndë kancerogjene.
Dosja.alka zbardhur detaje nga operacioni “Amianti” që sekuestroi lëndën e rrezikshme që shkakton kancer dhe vinte nga Italia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një firme pastrimit dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin. Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një firme italiane “Eni”. “Eni” është një kompani italiane që merret me distribuimin dhe shpërndarjen e gazit në banesa, apo me linjën e energjisë elektrike. Kjo kompani e ka selinë qendrore në Romë. Vetë të arrestuarit, zyrtarisht deklaronin se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”. Ata i mbështillnin mbetjet si fuci nafte, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targe AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri.
Të arrestuarit janë
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”
Arber Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore shoferi i fugonit tip “Iveko”, me targe AA 417 SC
Agron Brataj, 48 vjeç, banues ne Vlore drejtor operativ i agjensise Euroferries”
Festim Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore administratore e firmes se pastrimit “Delfini
Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.Syri.net ka publikuar një video të aksident ku duken...
TIRANË– Studenti i cili i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë është nxjerrë me forcë nga salla...
TIRANË– I ftuar në Abc News, gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi detaje nga kapja e kamionit me 1.3 ton kokainë në Maqedoni, i cili kaloi përmes Shqip...
TIRANË– U prezantua sot në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Tiranë, videoja e vendeve të vuajtjes së dënimit në Shqipërinë komuniste. Një vide...
LEZHË– Sonte në emisionin “Vizioni i pasdites” në Vizion Plus ishin të ftuar një familje italiane e cila prej 15 vitesh jetojnë në Shqipëri. Çifti R...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” në mungesë për gjashtë personat e shpallur në kërkim pas arrestimeve të ndërmarar në l...
Aktualitet20 Shkurt 2020, 17:44
TIRANË– Policia e Fierit ka ndaluar avokatin Niko Bega, i cili u përpoq të ndryshonte dëshminë e adoleshntes që akuzoi për ngacmim seksual profesorin...