Aktualitet

Greva e pedagogëve/ Dekani i FHF-së bën thirrje për seancë të jashtëzakonshme: Kërkohet prania e gjithë personelit akad

5 Shkurt 2019, 17:07 Nga DOSJA
Greva e pedagogëve/ Dekani i FHF-së bën thirrje për

Dekani Sabri Laçi i ka bërë thirrje personelit akademik të fakultetit të Gjuhëve të Huaja për të mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme dhe për të vendosur përfundimisht nëse do të futen në grevë apo jo.

Në kërkesën zyrtare të nënshkruar nga dekani Laçi, të publikuar në faqen zyrtare të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, shkruhet:

Thirrje për seancë të jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së
“Mbështetur në nenin 41, pika 3, te Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kerkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit te Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ne Nenin 45, pika 3, te Statutit te UT-së, vendoset thirrja e seancës së jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së, me rend dite: situata në FHF dhe propozimi i zgjidhjeve.

Kerkohet prania e gjithë personelit akademik, ditën e mërkurë, datë 6.2.2019, ora 10:00, salla 324.

Ndërkohë që në fakultetet e tjera mësimi vijon normalisht, edhe tek fakulteti i Shkencave Sociale, studentët presin vendimin e pedagogëve që do të mblidhen sërish nesër në asamble për të vendosur përfundimisht nëse do të futen në grevë, apo do të vijojnë bojkotin.

Pedagogët e Shkencave Sociale u ngritën në grevë ditën e djeshme së bashku me studentët dhe kërkojnë ndryshime në Ligjin e Arsimi të Lartë. Ata mbështesin plotësisht protestën e studentëve. (Lexo këtu)

Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve:  

Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.

Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.

Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe

Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut. (Lexo këtu)

Pedagogu Arlind Qorri tha se studentët dhe pedagogët do të vijojnë grevën pa afat deri në plotësimin e kërkesave që i kanë bërë qeverisë Rama. (Lexo këtu)

I pranishëm në Fakultetin e Shkencave ndodhej edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili përgëzoi studentët për protestën duke u kërkuar që të mos dorëzohen pasi janë krijuar klika në pushtet, ku dominon ndihma personale dhe jo ajo e përgjithshme. (Lexo këtu)

Ndërkohë bojkoti vijon edhe në rrethe. Studentët e ngujuar në Universitetin e Shkodrës bllokuan hyrjen në godinat e disa fakulteteve duke vendosur karrige dhe banka në mënyrë që të mos riniste mësimi ashtu siç edhe ishte vendosur nga Rektorati. (Lexo këtu

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti arlind qorri fakulteti i shkencave greva e pedagogeve mar marku protesta e studenteve sabri laçi albin kurti arlind qorri fakulteti i shkencave greva e pedagogeve mar marku protesta e studenteve sabri laçi

Sondazh

Poll