Politike

Ofendimet dhe përplasjet fizike gjatë seancës plenare, Sekretariati i Etikës vendos sot për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Mësohet se procesi do të nis në orën 14:00 me kërkesën e PS-së dhe në 15:00 me atë të PD-së.

9 Mars 2026, 08:20 Nga D.S

Ofendimet dhe përplasjet fizike gjatë seancës plenare,

TIRANË-  Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë sot kërkesat për përjashtimin e tre deputetëve nga Kuvendi. Mësohet se procesi do të nis në orën 14:00 me kërkesën e PS-së dhe në 15:00 me atë të PD-së. Opozita ka kërkuar masë disiplinore prej 60 ditësh për Taulant Ballën, me pretendimin se ka përdorur gjuhë seksiste dhe diskriminuese ndaj deputetes demokrate, Albana Vokshi.

Ndërkohë, mazhoranca kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit me 10 ditë për pengim të punimeve dhe të Klevis Balliut me 30 ditë, pas incidentit ku ky i fundit shkuli mikrofonin dhe tentoi të godiste kreun e grupit parlamentar socialist. Miratimi i këtyre sanksioneve do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën parlamentare, pasi asnjë prej deputetëve nuk do të mund të merrte pjesë në seancën e 12 marsit./Dosja.al

sekretariati i etikes ofendimet dhe përplasjet fizike gjatë seancës plenare klevis balliu gazmend bardhi taulnat balla

Sondazh

Poll