Politike

VD/ Meta s’ia del dot me fjalime, i lë ‘stafetën’ këshilltarit por s’e zë vendi: Filloje si mësues i klasës së pa

20 Shkurt 2020, 14:52 Nga DOSJA
VD/ Meta s’ia del dot me fjalime, i lë ‘stafetën’

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat, në të cilën premtoi se do të publikonte fakte të reja për atë që ai e quan “grusht shteti”. Mirëpo menjëherë sapo doli nisi deklarata, Meta njoftoi se sot do të fliste këshilltari i tij ligjor me fakte, Bledar Dervishaj. Ai shtoi më tej se ka mbajtur mjaftueshëm fjalime dhe se tashmë ka ardhur koha të flasë me fakte nëpërmjet Dervishajt.

“Duhet që të gjithë të kuptojnë super perlën e Rilindjes. Një organizatë e vetme ka shembur çdo ndarje pushtetesh, ka rrëmbyer në në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe mafioze, përmes manipulimeve me anëtarët e Gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit. Tani do të ftoj këshilltarin tim ligjor Bledar Dervishaj, për t’ju shpjeguar të gjithë juve se si ka ndodhur puçi hap pas hapi. Në mënyrë që të mos mbaj një fjalim tjetër unë se kam muaj që mbaj fjalime. Ka ardhur koha të flasim me fakte,”– tha Presidenti Meta dhe fjalën e mori Dervishaj.

Sapo në ekran doli një nga vendimet që do të komentonte këshilltari ligjor i Metës, Presidenti dëgjohet teksa thotë në sfond: Filloje si mësues i klasës së parë, lexoje të gjithën.

Presidenti Ilir Meta i bëri dje thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër asaj që e quan ‘grusht i shtetit’. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Ai nënvizoi se në relacionin që shoqëron projektligjin, KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.

(a.m/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledar dervishaj ilir meta meta konference per shtyp bledar dervishaj ilir meta meta konference per shtyp

Sondazh

Poll