Politike

Rama e Spiropali takohen me raportuesen e Shqipërisë në KE, ministrja: Folëm për anti-KÇK-në dhe Reformën në Drejtësi.

20 Shkurt 2020, 13:34 Nga DOSJA
Rama e Spiropali takohen me raportuesen e Shqipërisë në KE,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti Taulant Balla kanë zhvilluar sot një takim me eurodeputeten, Isabel Santo, e cila është raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Pas takimit ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ajo që ka bërë publike disa foto dhe temat që janë diskutuar.

Spiropali në reagim shkruan se është diskutuar për Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe antikKÇK-në.

“Takim tejet konstruktiv mes eurodeputetes Isabel Santos, raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe kryeministrit Rama. Shprehëm falenderimet tona më të ngrohta për solidaritetin, besimin dhe mbështetjen financiare të jashtëzakonshme nga komuniteti evropian në Konferencën e Donatorëve. Diskutuam mbi rezultatet konkrete që kemi arritur në pëmbushjen e prioriteteve kyçe: Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nismat e fundit ligjore si antiKÇK, e duke vijuar me rëndësinë e dialogut mbi reformën zgjedhore si dhe përgjegjësinë e lartë që ka qeveria për të qëndruar në lartësinë e sfidës së procesit të integrimit”, shkruan ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali isabel santos raportuesja e shqiperise ne ke edi rama elisa spiropali isabel santos raportuesja e shqiperise ne ke

Sondazh

Poll