Politike

Konflikti në Iran/ Berisha: Nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë! Sulmi ndaj MEK do ishte sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryedemokrati u shpreh se vendi, si anëtar i NATO-s, gëzon garanci të plota sigurie dhe se çdo sulm i mundshëm ndaj bazës së muxhahedinëve iranianë në territorin shqiptar do të konsiderohej automatikisht sulm ndaj një vendi të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

7 Mars 2026, 13:40 Nga E. D
Konflikti në Iran/ Berisha: Nuk ka asnjë rrezik për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, duke folur për konfliktin në Iran theksoi se nuk ekziston asnjë rrezik real për Shqipërinë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryedemokrati u shpreh se vendi, si anëtar i NATO-s, gëzon garanci të plota sigurie dhe se çdo sulm i mundshëm ndaj bazës së muxhahedinëve iranianë në territorin shqiptar do të konsiderohej automatikisht sulm ndaj një vendi të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Albanian Americans: Doktor, ka disa zëra në media që thonë se edhe Shqipëria rrezikon nga konflikti në Iran. A janë këta njerëz që ndihmojnë narrativën iraniane të rrezikut apo ka ndonjë rrezik real?

Sali Berisha: Mendoj se regjimi iranian zbatoi strategjinë e eksportit të konfliktit, dhe vetëm për këtë strategji që dëshmoi do t’i heqin të gjitha të tjerat, por gatishmërinë e këtij regjimi për të ndezur konfliktin në një seri vendesh të tjera, në vlerësimin tim duhet të ishte shkaku më themelor i përpjekjeve të largimit qoftë edhe militar të atij regjimi nga Irani. Sot, le të shohim sa do e mbajnë, Pezeshkian, kryetari i atij regjimi ka deklaruar se nuk do sulmojë më vendet fqinjë. Tani vijmë tek Shqipëria.

Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Nga baza e MEK, e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, asnjë sulm konkret ndaj Teheranit nuk është ndërmarrë. Kështu që sulmi ndaj asaj baze do ishte sulm do ishte sulm ndaj territori të Shqipërisë, ndaj territorit të një vendi anëtari të NATO-s dhe Shqipëria ka të drejtën e plotë të kërkojë mbrojtje nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Dhe jam i bindur se asnjë rrezik nuk paraqitet për Shqipërinë. Dhe ata që u bien borive, përpiqen të mbjellin panik, por asnjë rrezik nuk ka./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll