Politike

Berisha: Kosova i ka zgjidhur problemet e veta në mënyrën më demokratike

Berisha theksoi se pavarësisht tensioneve politike dhe zgjedhjeve të shpeshta, Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi se institucionet e saj kushtetuese funksionojnë dhe se proceset politike po zhvillohen brenda kuadrit të shtetit ligjor.

7 Mars 2026, 13:29 Nga E. D

Berisha: Kosova i ka zgjidhur problemet e veta në mënyrën më

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale foli për zhvillimet politike në Kosovë. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës vlerësoi se institucionet e Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre brenda kuadrit demokratik dhe kushtetues. Sipas kryedemokratit, kjo përbën një zhvillim të rëndësishëm për funksionimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë në Kosovë.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Erenik Pollozhani: Cili është qëndrimi juaj për zhvillimet në Kosovë.

Sali Berisha: Nëse keni ndjekur qëndrimet e mia, ato kanë qenë gjithnjë mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Ju do më dëgjoni mua të prononcohem vetëm nëse Kosova kërcënohet nga Rusia, Serbia apo faktorë të tjerë. Sigurisht unë mund të kem mendimet e mia, por Kosova është një vend i pavarur dhe ajo çka unë kam konstatuar gjer sot, ka zgjidhur problemet e veta në mënyrën më demokratike. Pavarësisht se unë mund të kem mendime të ndryshme për ato zhvillime, por fakti që ato marrin përgjigje brenda kuadrit të shtetit ligjor dhe kushtetueshmërisë përbën një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën.

Gjithashtu Berisha theksoi se pavarësisht tensioneve politike dhe zgjedhjeve të shpeshta, Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi se institucionet e saj kushtetuese funksionojnë dhe se proceset politike po zhvillohen brenda kuadrit të shtetit ligjor.

Astrit Veshi: A po rrezikon Kosova nga një demokraci solide, me përsëritjen e shpeshtë të zgjedhjeve dhe jo stabilitetin qeveritar të kthehet në të kundërtën, në një vend që ka demokraci, por që nuk vetëqeveriset dot.

Sali Berisha: Mendoj se është shpejt të arrihet në këtë konkluzion. Duhet të presim sepse siç keni konstatuar, në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese të saj janë funksionale. Unë e kuptoj shqetësimin dhe problemin që ju keni me vendimet e fundit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk kemi të dhëna se kontrollohet nga ajo palë apo kjo palë. Në vendimet e saj ka dëshmuar në tërësi se është një gjykatë që funksionon mbi bazën e ligjit. Ndaj dhe unë nuk do të avancoja prononcimin tim në një kohë kur gjykata ka marrë përsipër të shqyrtojë vendimin e fundit të presidentes Osmani./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll