Aktualitet

Të shpallur në kërkim, Gjykata e Durrësit jep masën për ish-zyrtarët ‘abuzues’

20 Shkurt 2020, 18:07 Nga DOSJA
Të shpallur në kërkim, Gjykata e Durrësit jep masën

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” në mungesë për gjashtë personat e shpallur në kërkim pas arrestimeve të ndërmarar në lidhje me pasoja e shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit. Dosja.al mëson se Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon Artemis Malkon, Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Operacioni për arrestimin e abuzuesve me ndërtimet u zhvillua një muaj më pare, pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit. Bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme ku përfshihen objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesit 2 flamur gjuzi gjykata e durresit abuzuesit 2 flamur gjuzi gjykata e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2020, 17:44

TIRANË– Policia e Fierit ka ndaluar avokatin Niko Bega, i cili u përpoq të ndryshonte dëshminë e adoleshntes që akuzoi për ngacmim seksual profesorin...