Aktualitet

Rrahën policët e bashkisë se do u prishnin murin, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë

20 Shkurt 2020, 15:53 Nga DOSJA
Rrahën policët e bashkisë se do u prishnin murin, arrestohen 2

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar sot 2 vëllezër pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë rrahur dy punonjës së Policisë Bashkiake në Lezhë. Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se policët e Bashkisë kishin shkuar për inspektim dhe do prishnin një mur që kishte zënë hapësirë publike, por kanë hasur në rezistencën e 2 vëllezërve. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin, pasi kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditën për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake, vihen në pranga 2 vëllezër. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin. Arrestimi i tyre u bë, pasi dy vëllezërit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake

Në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 vellezer policia bashkiake policia lezhe arrestohen 2 vellezer policia bashkiake policia lezhe

Sondazh

Poll