Aktualitet

20 Shkurt 2020, 17:44 Nga DOSJA

TIRANË– Policia e Fierit ka ndaluar avokatin Niko Bega, i cili u përpoq të ndryshonte dëshminë e adoleshntes që akuzoi për ngacmim seksual profesorin Agron Bego. Dosja.al mëson se Bego, 53 vjeç, i cili e quante veten ‘007’ është ndaluar një natë më parë në Fier.

Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”, pasi dyshohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar mikut të nxënëses që ka akuzuar për ngacmim seksual profesorin e saj, që të ndikonte tek adoleshentja dhe që kjo e fundit të ndryshojë dëshminë e dhënë për profesorin e saj Agron Bego.

E gjithë pjesa e mësipërme u filmua nga miku i nxënëses dhe u transmetua një natë më parë në emisionin “Stop”. Teksa e quante veten ‘007’ dhe tregonte se nuk kishte mbaruar shkollë por që e ksihte filluar nga kazma, avokati Bego u shpreh që vajza duhet të thoshte se ato fjalë i ka thënë sepse ka qenë në gjendje jot ë mirë psikologjike.

Emisioni “Stop” ka publikuar dëshmi tronditëse që kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego. Emisioni “Stop” transmetoi me zë dhe figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë. Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”. Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti po hetohet nga prokuroria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron bego arrestohet avokati niko bego niko bego agron bego arrestohet avokati niko bego niko bego

Sondazh

Poll