Aktualitet

SPAK kërkon sekuestrimin e ‘BMW’-së së blinduar të Lulzim Berishës, avokati: S’kemi dijeni, do ndjekim rrugën ligjor

20 Shkurt 2020, 15:30 Nga DOSJA
SPAK kërkon sekuestrimin e ‘BMW’-së së blinduar

TIRANË– Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi ka reaguar pasi SPAK kërkoi të sekuestrojë makinën e llojit ‘BMW’, në emër të të njohurit si ‘i forti’ i Durrësit. Në një prononcim për Mediat, Hysi u shpreh se nuk është në dijeni të këtij vendimi të SPAK. Avokati i Berishës shtoi më tej se për çdp veprim do të ndjekë rrugët ligjore.

“Nuk jemi vënë në dijeni të kwtij vendimit të SPAK. Pwr automjetin blind kemi dhwnw shpjegimet pwrkatwse pranw OFL-sw. për të kërkuar sekuestro në Gjykatsë. Për çdo veprim do të ndjekim rrugën ligjore,”- tha Hysi. 

Ditwn e sotme, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e katër banesave, dy automjeteve luksoze dhe të dy sipërfaqeve tokë (arë), në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Dosja.al ka zbardhur pronësinë e aseteve të para që kërkohen të bllokohen nga Gjykata, të cilat u përkasin subjekteve që janë vënë në sitën e OFL-së. njëri nga mjetet, i llojit “BMW”, e blinduar rezulton në emër të Lulzim Berishës, të njohur ndryshe si kreu i ‘bandës së Durrësit’. Banesat dhe tokat u përkasin anëtarëve të fisit Doçi dhe Martin Bletës, banues në Shkodër, të cilët janë të dyshuarit kryesorë për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jani Prengës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet detar hysi lulzim berisha detar hysi lulzim berisha

Sondazh

Poll