Politike

29 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, FRPD protestë para zyrës së Ramës: Je diktator (VD)

20 Shkurt 2020, 13:03 Nga DOSJA
29 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, FRPD

TIRANË- Të rinjtë e Formurit Rinor të Partisë Demokratike kanë zhvilluar sot një protestë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha. Të rinjtë nuk protestuan në sheshin, Skënderbej atu ky ngrihej shtatorja e Hoxhës, por para Kryeministrisë duke quajtur Edi Ramën diktator.

Grupi i të rinjve me pankarta në duar bënë thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Rama duke thënë se vendi nuk është zhvilluar për shkak të tij. Ata kanë lëshuar thirrje “Nga krimi nga droga na iku Europa”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, etj.

Kjo protestë është kryesuar nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi i cili ka mbajtur edhe një fjalim ku ndër të tjera ka thënë se nuk e sheh Shqipërinë si një vend për të jetuar.

Qeveria ka tradhtuar misionin e saj, ky kryeministër ka tradhëtuar të rinjtë. Shqipëria çdo ditë po grabitet. Të rinjtë kanë zgjedhur si formë proteste largimin nga vendi. Janë më mijëra të rinj që realisht duan ndryshimin. Ndryshimi do të vijë dhe atë do ta sjellë partia Demokratike. Hapi i parë do të jetë anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Në Shqipëri do të vlojnë idetë, do të ketë shpresë. Të rinjtë po i largohen vendin dhe kjo është tragjedi Kombëtare”, u shpreh kreu i FRPD.

RRËZIMI I SHTATORES SË ENVER HOXHËS

Rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë në vitet ’90 nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 29 vite nga rrezimi i bustit te diktatorit enver hoxha protesta e frpd 29 vite nga rrezimi i bustit te diktatorit enver hoxha protesta e frpd

Sondazh

Poll