Aktualitet

I shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh dhe u kap nën efektin e narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari në Durrës 

Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

6 Mars 2026, 14:33 Nga E.d
I shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh dhe u kap
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh. 

Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.


Njoftimi i policisë

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas i shpallur në kërkim lëvizte me automjet, në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në rrugën “Mujo Ulqinaku”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. R., i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.

Shtetasi A. R. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. 

Në vijim të veprimeve, shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

39-vjeçar durrës policia

Sondazh

Poll