Aktualitet

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë/ Një i plagosur në gjendje të rëndë, makina përfundon jashtë rruge (EMRI)

Si pasojë e përplasjes së fortë mes mjeteve, njëra prej makinave ka përfunduar jashtë rruge, në anë të aksit.

6 Mars 2026, 10:48 Nga D.S

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë/ Një i plagosur në

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhës. Si pasojë e përplasjes së fortë mes mjeteve, njëra prej makinave ka përfunduar jashtë rruge, në anë të aksit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Kristian Kola, i cili në fillim është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rënduar, Kola është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Dosja.al

 

aksident në aksin shënkoll-rrilë një i plagosur në gjendje të rëndë

Sondazh

Poll