Aktualitet

Zbardhet plagosja në Shkodër/ Dy personat njiheshin, 45-vjeçari nuk kishte mbetur i kënaqur me shërbimin e kryer

Mësohet se, i plagosuri kishte njohje me autorin e dyshuar, i cili është pronar i një servisi automjetesh pranë lagjes "Urës Dervishbeg" në Shkodër.

6 Mars 2026, 09:02 Nga D.S
Zbardhet plagosja në Shkodër/ Dy personat njiheshin, 45-vjeçari
foto nga vendgjarje

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë, mbrëmjen e shkuar në Shkodër. Mësohet se, i plagosuri kishte njohje me autorin e dyshuar, i cili është pronar i një servisi automjetesh pranë lagjes "Urës Dervishbeg" në Shkodër.

Bëhet me dije se, 45-vjeçari kishte dërguar automjetin e tij për riparim në këtë servis, por nuk kishte mbetur i kënaqur me shërbimin e kryer. Hoxha ishte paraqitur në servis dhe gjatë një debati dyshohet se ka fyer pronarin, por ky i fundit nuk ka reaguar për shkak se ka qenë me agjërim.

Ndërkohë, dje ai është rikthyer sërish në servis dhe konflikti mes tyre është përshkallëzuar deri në përdorim të armës së zjarrit. Uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit, tip pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.

Si ndodhi ngjarja?

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e shkuar në qytetin e Shkodrës.  Si pasojë e kësaj ngjarje është plagosur një person.  Plagosja ka ndodhur në lagjen “Perash”, të Shkodrës, afër një servisi.  I plagosur është Genc Hoxha, 45 vjeç.  Ai është dërguar drejt spitalit me ambulancë për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bëri me dije se Hoxha ka marrë plumba në këmbë. Autori i plagosjes së 45-vjeçarit është Izvi Gucia, pronar i servisit ku ndodhi ngjarja.  Ai është vënë në pranga nga policia disa çaste pasi ndodhi plagosja./Dosja.al

shkoder plagosje ne shkjoder shkoder

Sondazh

Poll