Sherri mes të miturve në Durrës/ Reagon policia: Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar
Foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me sherrin mes të miturve në një shkollë në fshatin S...
Para policisë, Maçi ka deklaruar se grabitjen kishte planifikuar që ta bënte më para, por e shtyu pas tentativës për grabitjen e FiBank.
TIRANË- Dëshmia e Luan Maçit, autorit të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Tiranë ditën e djeshme është zbardhur. Para policisë, Maçi ka deklaruar se grabitjen kishte planifikuar që ta bënte më para, por e shtyu pas tentativës për grabitjen e FiBank.
Për shkaqët që e çuan në këtë veprim, Maçi u shpreh se ishte i detyruar që të bënte grabitjen pasi ka shumë borxhe dhe nënën në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
“Kisha planifikuar që grabitjen ta bëja që më përpara. Por, pas grabitje me armë të bankës në zonën e ish-Parkut u frikësove dhe mendova ta shtyja planin për më vonë. Isha i detyruar sepse kam shumë borxhe dhe kam nënën sëmurë, në gjendje shumë të rëndë”, ka deklaruar Maçi.
Si ndodhi grabitja?
42 vjeçari hyri në pikën e këmbimit valutor brenda një qendre tregtare me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta. Sapo hyri në biznes, ai nisi të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja. Më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërkuar asaj paratë.
Punonjësja, e frikësuar, i ka dhënë kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak. Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë. Gjithashu, ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar./Dosja.al
Foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me sherrin mes të miturve në një shkollë në fshatin S...
Banorët KLOS- Banorët e fshatit Kurdari, në Bashkinë e Klosit, kanë dalë në protestë kundër projektit, du...
Foto ilustruese DURRËS- Një sherr mes të miturish ka ndodhur pak minuta më parë në një shkollë në S...
foto nga vendgjarje SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë, mbrëmjen e shkuar në Shkodër. Mëso...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më t&...
Bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran kanë shërbyer si një katalizator për një fushatë të re dezinformimi n&...
Foto ilustruse SHKODRA- Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes në Shkodër, ku mbeti i plagosur 45-vjeçari Genc Hoxha. I arrest...
Foto ilustruse SHKODRA- Autori i plagosjes së 45-vjeçarit është zbuluar nga policia. Ai është Izvi Gucia, pronar i servisit...
Policia SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia njofton se plagosja e 45-vje...
Policia SHKODËR- Identiteti 45-vjeçarit që u plagos ditën e sotme në Shkodër është zbuluar. Mësohet se ...