Aktualitet

"Po na detyrojnë të largohemi nga fshati"/ Banorët e Kurdarit në Klos protestojnë kundër ndërtimit të HEC-it në përroin e Luses(VIDEO)

Ata kanë bërë të mundur largimin e mjeteve të firmës që po punonte për ndërtimin e një HEC-i në përroin e Luses.

6 Mars 2026, 10:10 Nga D.S
"Po na detyrojnë të largohemi nga fshati"/ Banorët e
Banorët

KLOS- Banorët e fshatit Kurdari, në Bashkinë e Klosit, kanë dalë në protestë kundër projektit, duke kundërshtuar vazhdimin e punimeve. Ata kanë bërë të mundur largimin e mjeteve të firmës që po punonte për ndërtimin e një HEC-i në përroin e Luses.


Sipas tyre, ndërtimi i hidrocentralit rrezikon burimin e ujit dhe jetesën e banorëve të zonës. Ndërkohë, përfaqësues të firmës deklarojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe se disponojnë dokumentacion të plotë për ndërtimin e HEC-it. "Po na marrin burimin e ujit dhe po na detyrojnë të largohemi nga fshati”, shprehen banorët e Kurdarisë./Dosja.al

 

 

klos kurdari banorët e kurdarit në klos protestojnë kundër ndërtimit të hec-it në përroin e luses

Sondazh

Poll