Aktualitet

Sherri mes të miturve në Durrës/ Reagon policia: Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar

Uniformat blu bëjnë me dije se, nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.

6 Mars 2026, 10:24 Nga D.S
Sherri mes të miturve në Durrës/ Reagon policia: Nga konflikti
Foto ilustruese

DURRËS-  Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me sherrin mes të miturve në një shkollë në fshatin Shënavlash. Uniformat blu bëjnë me dije se, nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ku janë konfliktuar fizikisht disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

"Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.", njofton policia./Dosja.al

sherr mes te miturev ne durres policia e durresit durres

Sondazh

Poll