Politike

"U cenua një nënë"/ Ofendimet e Ballës ndaj Vokshit, reagon Zhupa në Komisionin e Jashtëm: Të merren masa për përjashtim

Ajo tha se dje u cenua një nënë dhe grua, dhe se nga Kuvendi, si institucioni më i lartë, nuk mund të jepen mesazhe të tilla që prekin dinjitetin njerëzor.

6 Mars 2026, 11:07 Nga D.S
"U cenua një nënë"/ Ofendimet e Ballës ndaj
Komisioni i Jashtëm

TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa kërkoi në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme që të merren masa për përjashtimin e Taulant Ballës për shkak të gjuhës fyese të përdorur ndaj koleges demokrate, Albana Vokshi.

Ajo tha se dje u cenua një nënë dhe grua, dhe se nga Kuvendi, si institucioni më i lartë, nuk mund të jepen mesazhe të tilla që prekin dinjitetin njerëzor. Zhupa theksoi se minimumi që ky Komision mund të bëjë është, të mbajë një qëndrim dhe të distancohet nga dhuna.

“Dje në sallën e Kuvendit, në një mënyrë të paprecedentë dhe jashtë çdo norme morale e ligjore të rregullores, bashkëjetesës brenda një salle, që duhet të ishte më e larta e përfaqësimit të qytetarëve, Balla ka cenuar dhe prekur dinjitetin njerëzor të koleges tonë, Albana Vokshi. Ky kuvend miratoi me goxha propagandë një ligj që ishte edhe ligj për të diskutuar por thelbi që donit ju ishte dhuna ndaj grave. Minimumi ky Komision, që ka për nënkryetare Vokshin të mbajë një qëndrim dhe të distancohet nga dhuna.

Të dalë me një deklaratë të përbashkët si komision, që mbështet ligjin e barazisë gjinore, të mbështesë atë që thotë progres raporti për Shqipërinë. Nëse ky komision që nuk e kalon dot mesazhin që kur cenohet nënkryetarja duke cenuar edhe standartet më të larta të bashkëjetesës normale e morale brenda kuvendit, duhet të distancohet, të mbajë një qëndrim, të kërkojë që kuvendi të mbajë një qëndrim dhe të merren masa ndaj zotit Balla për fjalon e përdorur në sallën e Kuvendit. U cenua një zonjë, nënë e motër. Zonja Vokshi ka dy vajza në shtëpi që e ndjekin kuvend dhe nuk mund të kalojë nga ai kuvend ato mesazhe që prekin dinjitetin njerëzor të kujtdo.”, tha Zhupa, duke shtuar më tej:

“Propozimi për përjashtimin e zotit Balla duhet të jetë propozim i të gjitha zonjave dhe demokrate, ta firmosim së bashku dhe të jetë akt qytetarie për të kërkuar reflektimin e mëtejshëm të të gjitha palëve. “, tha Zhupa./Dosja.al

ina zhupa komisioni i jashtem taulant balla

Sondazh

Poll