Politike

Zgjedhjet e presidentit në Kosovë/ Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme

Në një deklaratë për median, Osmani u shpreh se, askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet.

6 Mars 2026, 09:14 Nga D.S

Zgjedhjet e presidentit në Kosovë/ Osmani: Këtu e sollën

Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar papërgjegjësi që Kuvendi nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri, derisa ka thënë se vendin në këtë situatë e sollën njerëz me qëllime të rrezikshme.

Në një deklaratë për median, Osmani u shpreh se, askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Osmani deklaroi se Kushtetuta e thotë qartë se afati për president ka përfunduar mesnatën e shkuar.

“Askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme. Procedura për zgjedhjen e presidentit edhe pse mund të fillojë deri 60 ditë para afati të fundit, nuk mund të shtyhet më tej por patjetër duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Afati përfundimtar është i qartë, ka qenë mbrëmë në mesnatë dhe presidenti nuk mund të zgjidhet pas këtij momenti”, tha Osmani./Dosja.al

zgjedhjet e presidentit në kosovë vjosa osmani kosova

Sondazh

Poll