Politike

Dështon seanca në Kuvendin e Kosovës! Mungesa e kuorumit pengon shqyrtimin e amendamenteve të Osmanit

Nuk është e qartë nëse pas 30 minutave do të ketë deputetë të mjaftueshëm për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese në votim.

5 Mars 2026, 21:54 Nga E.d
Dështon seanca në Kuvendin e Kosovës! Mungesa e kuorumit pengon
Foto ilustruse

KOSOVA- Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku do të shqyrtoheshin amendamentet e Vjosa Osmanit për ndryshime kushtetuese, ka dështuar. Ato do të shqyrtoheshin me qëllim zgjedhjen e Presidentit të vendit nga populli. 

Mosplotësimi i kuorumit në Kuvend, për shkak të numrit të ulët të deputetëvë në sallë mundësoi dështimin e kësaj seance. Nga 120 deputetë që ka Kuvendi, të pranishëm ishin vetëm 93 deputetë, përfshirë 9 nga komuniteti joshumicë. Gjithashtu në këtë seancë munguan edhe deputetët e Listës Serbe.

Për kalimin e amendamenteve nevojiteshin votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Këtu përfshirë edhe  dy të tretat e deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Në lidhje me këtë situatë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet në orën 22:00. Ky vendim erdhi, pasi Kuvendi i Kosovës nuk i kaloi ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga populli.

Nuk është e qartë nëse pas 30 minutave do të ketë deputetë të mjaftueshëm për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese në votim./Dosja.al

kosova kuvend seanca

Sondazh

Poll