Politike

Seancë pa kuorum, Albulena Haxhiu i kërkon komisionit të legjislacionit të verifikojë 2 kandidatët për President

Për zgjedhjen e presidentit duhet 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

5 Mars 2026, 22:59 Nga DOSJA

Seancë pa kuorum, Albulena Haxhiu i kërkon komisionit të

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme në limitet e kohës për zgjedhjen e Presidentit.

“Janë 64 deputetë të pranishëm, në këtë rast i ftoj deputetët që nuk janë të pranishëm që të vijnë në seancë. Kemi kuorum të mjaftueshëm për vazhdim”, tha kryetarja e Kuvendit.

Për zgjedhjen e presidentit duhet 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Unë nuk kam marr asnjë njoftim se pse mungojnë deputetët. Kërkoj nga deputetet e kuvendit që nuk janë të pranishëm të vijnë në sallë”, u shpreh Haxhiu.

Kryeparlamentarja po citon gjithashtu aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se deputetët duhet të ndihen të obliguar për pjesëmarrje në seancë. Vetëm 66 deputetë në sallë, vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit./Dosja.al

 

Sondazh

Poll