Politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit

Sipas saj përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura.

6 Mars 2026, 08:57 Nga D.S
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxjerr dekret për shpërndarje
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.

“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë...Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura.

"Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq", ka shtuar Osmani.

Ajo i ka bërë këto deklarata pak orë pas përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Procesi ka dështuar në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit. Kandidatë për president ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy të propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Pas dështimit të procesit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i pezullojë përkohësisht afatet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës./REL

vjosa osmani zgjedhja e presidentit

Sondazh

Poll