Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori i ngjarjes

I arrestuari është 39-vjeçari Izvi Gucia, pronar i servisit ku ndodhi ngjarja.

5 Mars 2026, 22:30 Nga E.d
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori i ngjarjes
Foto ilustruse

SHKODRA- Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes në Shkodër, ku mbeti i plagosur  45-vjeçari Genc Hoxha. I arrestuari është 39-vjeçari Izvi Gucia, pronar i servisit ku ndodhi ngjarja.

Sipas noftimit të policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka sekuestruar e armën e zjarrit, të cilën e kishte me leje. Grupi hetimor po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. G., 39 vjeç, pronari i një subjekti servis, i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G. H.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

shkoder policia plagosje

Sondazh

Poll