Politike

“Si do t’i vinte vajzës suaj?”/ Bardhi ndaj Peleshit: Ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë plenare!

Më herët Balla tha se për Vokshin ka numrin 0900, për të cilin më vonë tha se u keqkuptua pasi ai përdoret në BE për të marrë informacione rreth Bashkimit Europian.

5 Mars 2026, 20:42 Nga E.d
“Si do t’i vinte vajzës suaj?”/ Bardhi ndaj Peleshit: Ju
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër pas gjuhës fyese që Balla përdori ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Më herët Balla tha se për Vokshin ka numrin 0900, për të cilin më vonë tha se u keqkuptua pasi ai përdoret në BE për të marrë informacione rreth Bashkimit Europian.

Në lidhje me këtë, Bardhi i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshiu duke e akuzuar se është përgjegjës për situatën e krijuar në Parlament. Kjo pasi, ai duhet t'i kishte treguar vendin Ballës.

Gazmend Bardhi: Zoti kryetar, së pari njëherë dënoj jo sjelljen e atij rrugaçi, se me të jemi mësuar, dhe e rivijoj, fjalorin për të cilin i kërkoni llogari kolegëve. Po i kam thënë që me këtë gjuhë është mësuar në partinë e vet dhe në shtëpinë e vet. Dhe e ripërsëris. Po nuk kam guxuar kurrë dhe nuk do guxoja kurrë t'i thoja një kolegeje të Partisë Socialiste që numri juaj i telefonit është 0900. Nuk ja kam thënë askujt dhe nuk do guxoja.

 Dhe nuk e kam fare për të dënuar me... ato, se ai, atë e njohim kush është, dhe çfarë morali ka dhe gjithçka tjetër, po s'është sot dita për t'ia kujtuar, po e kam me ju, zoti Peleshi. Kur ai i drejtohet një gruaje me ‘numri jot i telefonit është 0900’, ti ul kokën, ul sytë dhe bën se kur t'i ka bllokuar me dy tapa veshët dhe nuk e dëgjon çfarë ai po thotë. Dhe jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë plenare dhe që do të ndodhë në seancat vijuese plenare.

Sepse për mungesë të guximit tuaj për t'i treguar vendin një njeriu që vjen dhe fyen zonjat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë, unë kam lexuar komunikimet e dy vajzave të zonjës Vokshi me zonjën Vokshi tani. Dhe po ju kujtoj që ju keni vajzë vetë. Si do t'i vinte vajzës tuaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes tuaj! Se si do t'i vinte vajzës tuaj?/Dosja.al

gazemd bardhi niko peleshi taulant balla

Sondazh

Poll