Politike

“Balla mashtroi” / Xhaferri në Kuvend: Balla duhet të përjashtohet, ai numër përdoret për argëtim erotik  

Gjatë fjalës së tij në kuvend, Xhaferri tha se Balla po mashtron pasi numri telefonik, që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian është 0800. 

5 Mars 2026, 20:31 Nga E.d
“Balla mashtroi” / Xhaferri në Kuvend: Balla duhet të
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti demokrat Besart Xhaferri, ka kërkuar përjashimin e Ballës. Gjatë fjalës së tij në kuvend, Xhaferri tha se Balla po mashtron pasi numri telefonik, që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian është 0800. Deputeti demokrat tha se 0900 edhe në BE përdoret për argëtim erotik.

Më herët Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar fajle deputetes demokrate, Albana Vokshi për gjuhën fyese të përdorur ndaj saj. Sipas tij ai ishte një keqinformim, i cili u përdor për të prishur rendin e ditës në Kuvend.

“Në shtator në seancën e dytë, ju keni përjashtuar Bardhin se ju drejtua juve me një epitet i paburrë. E përjashtuat, u mor vendimi për 5 minuta. Kreu i grupit të PS që unë tu numrin Albana ta kam me 0900! Balla tha që është numër i BE, mashtroi, është 0800. 0900 edhe në BE përdoret për argëtim erotik dhe ju jeni i paburrë që nuk e përjashtoni”, tha Xhaferri./Dosja.al

 besart xhaferri taulant balla kuvend

Sondazh

Poll